Bombë: Angel Di Maria transferohet në Serie A!

Një tjetër super futbollist drejt kampionatit italian!

Siç raporton Calciomercato.com, Cristiano Ronaldo ia ka kërkuar Agnellit transferimin e Angel Di Marias.

Edhe pse 33-vjeç Di Maria mbetet një super futbollist dhe Biankonerët mund ta transferojnë atë në janar për një shifër simbolike apo verën e ardhshme me parametra zero.

Kontrata e argjentinasit me PSG skadon verën e ardhshme dhe nuk e ka ndërmend të rinovojë me Parisienët.

Ronaldo ka marrëdhënie mjaftë të mira me Di Marian që nga koha te Reali, ku shkëlqyen duke luajtur sëbashku.

Prandaj portugezi e dëshiron Di Marian në skuadër dhe Agnelli është i gatshëm tia plotësojë dëshirën.

Juventus do të nis bisedimet me PSG së shpejti dhe nuk përjashtohet mundësia që në janar Di Maria të transferohet në Torino.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here