Marrëveshja është arritur: Milan siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit!

Paolo Maldini me një tjetër super transferim.

Portali i njohur spanjoll TodoFichajes, raporton se Milani ka arritur marrëveshje me Veronën për transferimin e Matteo Lovatos.

Lovato po shkëlqen këtë sezon në Serie A, Verona e bleu atë në janar për 500.000 euro nga Padova dhe është në tjetër zbulim nga trajneri Juric.

Vlera e 20-vjeçarit është dhjetëfishuar dhe Rosonerët do të paguajnë 5 milionë euro për transferimin e tij në janar.

Juventus ishte në pole-position për të siguruar shërbimet e Lovatos, mirëpo Maldini ka arritur ta rrëmbejë 20-vjeçarin para Biankonerëve.

Lovato shihet si një tjetër transferim i shkëlqyeshëm nga Maldini. Ai është qendërmbrojtës dhe 1.88cm i gjatë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here