Olivier Giroud në janar te gjiganti italian

Olivier Giroud verën e kaluar ishte pranë transferimit në Serie A, por në fund qëndroi një gjë e tillë nuk ndodhi.

Giroud ishte i lidhur fillimisht me një transferim te Interi, ndërsa më vonë garës ju bashkua edhe Lazio.

Mirëpo francezi duket se do ta vazhdojë karrierën në Itali edhe atë që në janar. Calciomercato.com raporton se Inter ka rikthyer interesimin për transferimin e Giroud.

Conte është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Giroud.

Kontrata e francezit me Blutë e Londrës skadon verën e ardhshme dhe Inter në janar pritet që ta transferojë për 2-3 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here