Po shkëlqen te Sassuolo, Locatelli transferohet te gjiganti italian!

Manuel Locatelli po shkëlqen me Sassuolon këtë sezon duke shënuar dy gola në gjashtë ndeshje të luajtura.

Sassuolo është surpriza e këtij sezoni duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa Locatelli është njëri nga më meritorët për këtë sukses.

Siç raporton Tuttosport, Juventus synon transferimin e Locatellit verën e ardhshme. Italiani ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.

Biankonerët janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga Sassuolo dhe verën e ardhshme Locatelli sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën bardh e zi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here