United zhgënjen përsëri, Djajtë e Kuq mposhten nga Istanbul Basaksehir

Basaksehir ka mundur 2-1 Manchester United në javën e tretë të Champions League.

Turqit kanë marrë një rezultat të papritur në shtëpi dhe tani janë kthyer në garë për t’u kualifikuar në 1/8-at e kompeticionit më të rëndësishëm europiane për klube.

Takimi është hapur me një gol të Demba Ba në minutën e 13-të, pas një gafe të mbrojtjes mike. Ish-lojtari i Chelsea-t është bërë lojtari i dytë më i vjetër afrikan (35 vjeç e 163 ditë), pas Drogba (36 e 259 ditë), që shënon në Champions League.

Goli i dytë është shënuar në minutën e 40-të nga Visca, edhe ky pas disa gabimesh të anglezëve në mesfushë dhe mbrojtje. Boshnjaku është lojtari i parë që shënon dhe jep një asist në një ndeshje të Champions League kundër Manchester United, pas Arjen Robben në prillin e 2014-ës.

Goli i vetëm për United është realizuar nga Martial dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Turqia mbetet një tokë e mallkuar për Djajtë, duke parë se ata kanë humbu të tre transfertat e fundit që kanë luajtur atje në kompeticionet europiane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here