Bombë: Conte largohet nga Interi dhe merr drejtimin e gjigantit europian!

Antonio Conte nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri me Interin.

Neroaxurët renditen në vendin e gjashtë në Serie A me 11 pikë, 5 më pak se Milani, ndërsa në Champions League renditen në vendin e dytë me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Në rast se nuk arrin të fitojë Scudetton këtë sezon, Conte sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Interi, mirëpo duket se nuk do të qëndrojë jashtë futbollit.

Mediat spanjolle raportojnë, se Reali e ka piketuar Conten si pasuesin e Zinedine Zidane.

Conte ka qenë edhe më parë i lidhur me Realin dhe verën e ardhshme mund ta shohim italianin në Santiago Bernabeu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here