Chiellini OUT, Juventus ka gati zëvëndësuesin e tij!

Juventus ka filluar të mendojë për emrat e rinj që do të pasojnë veterantë e skuadrës dhe duket se i sakrifikuari i parë do të jetë Giorgo Chiellini.

Siç raporton Tuttosport, Juventus po fillon të mendojë për të përforcuar repartet dhe mbrojtja duket se do përjetojë investimet e para.

I sakrifikuari i parë do të jetë Giorgo Chiellini pasi Zonja e Vjetër tashmë ka gati emrin e ri në mbrojtje dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Sevillas, Diego Carlos.

Carlos ka impresionuar me paraqitjet e tij muajve të fundit dhe Juventus kërkon të arrijë këtë transferim para se emri i tij të lakohet edhe nga skuadrat tjera, gjë që do vështirësonte transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here