Ëndrra e Agnellit për 2021!

Andrea Agnelli ka bërë publik emrin që dëshiron ta shohë të veshur me fanelën e Juventus prej sezonit të ardhshëm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin dhe njëkohësisht kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos, i cili pritet të largohet nga Madridi gjatë verës së ardhshme.

Real Madrid nuk dëshiron largimin e tij verën e ardhshme mirëpo nga ana tjetër spanjolli ka kërkuar një kontratë 3 vjeçare mirëpo Los Blancos nuk janë të gatshëm ti ofrojnë një marrëveshje të tillë për shkak se tashmë ai ka mbushur 34 vjeç.

Këtë situatë po kërkon ta shfrytëzojë më së miri presidenti i Zonjës së Vjetër, Andrea Agnelli, i cili do tentojë transferimin e tij verën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here