Fabinho në bisedime me Liverpoolin për rinovimin e kontratës

Gazetari i njohur italian Fabrizi Romano, raporton se Fabinho dhe Liverpool janë në bisedime për rinovimin e kontratës.

Braziliani ka kontratë me The Reds deri në vitin 2023, por dëshiron që ta vazhdojë atë deri në vitin 2025.

Fabinho është njëri nga lojtarët kyç te Liverpooli dhe që nga transferimi i tij në Anfield ka luajtur 90 ndeshje me Reds.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here