Juventus dhe Inter në garë për yllin e Bayern!

Hasan Salihamdzic zbulon se Inter dhe Juventus kanë filluar garën për të siguruar shërbimet e David Alabas të Bayern Munich i cili pritet të largohet nga Bayern Munich.

Kontrata aktuale e austriakut skadon në fund të këtij sezoni dhe Salihamdzic ka njoftuar se mbrojtësi ka vendosur që të mos rinovojë më me bavarezët.

Sipas raportimeve të mediave italiane, për Alaban ka shfaqur interesim Juventus, Inter por edhe dy gjigantët europianë të PSG dhe Real Madrid.

Davide Alaba mund të largohet nga skuadra dhe tashmë i është komunikuar agjentit të tij që Bayern nuk do të bëj më asnjë ofertë në drejtim të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here