Milan dëshiron transferimin e përhershëm të Diaz!

AC Milan është duke punuar për transferimin përfundimtar të Brahim Diaz nga skuadra e Real Madrid, raporton kështu Corriere dello Sport.

Raportohet se përfaqësuesit e kuqezinjëve shumë shpejtë do të takohen me drejtuesit e Real Madridit për të arritur një marrëveshje.

Është mësuar se Real Madrid kërkon plot 25 milionë euro për të lejuar Brahim Diaz të bëhet përfundimisht një Rossoner.

Kjo duket se është edhe vetë dëshira e vet futbollistit i cili dëshiron qëndrimin në San Siro sesa të rikthehet dhe të mundohet të zërë një vend titullari tek skuadra e Zidane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here