Shkëmbim i janarit: Eriksen rikthehet te Tottenham, dy yjet e Spurs te Interi!

E përditshmja angleze The Daily Express, raporton se Tottenham synon rikthimin e Christian Eriksen në merkaton e janarit.

Eriksen u largua në janar nga Tottenham për 20 milionë euro, mirëpo tani Spurs janë tia ofrojnë Neroaxurëve dy lojtarë në këmbim të danezit.

28-vjeçari nuk po arrin të përshtatet me skemën e Contes dhe në janar pritet të largohet nga Meazza, ndërsa Spurs janë të gatshëm tia ofrojnë Interit Danny Rose dhe Dele Alli.

Neroaxurët janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here