Bombë: Ramos në Serie A por jo tek Juventusi!

Sergio Ramos me shumë mundësi prej sezonit tjetër do të ketë një skuadër të re.

Të gjitha mediat në Europë flasin për një transferim të spanjollit tek kampionët e Serie A, Juventus.

Mirëpo tashmë në garë ka hyrë edhe skuadra e Milanit e cila po tenton goditjen surprizë në këtë merkato.

Madje këtë gjë Rossonerët do të synojnë ta bëjnë me parametra 0 duke marrë parasysh faktin që Sergio Ramos ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe nëse nuk rinovon atëherë verën e ardhshme do të jetë futbollist i lirë.

Problemi i vetëm tek Milan mbetet paga e lartë e tij mirëpo me një kontratë afatgjate edhe ky ngërç pritet të tejkalohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here