Fabinho dëshiron kontratë të re me Liverpool!

Fabinho është i gatshëm për të nënshkruar një marrëveshje të re me skuadrën e Liverpool, raporton Express Sport.

Braziliani i shkathët ka edhe 3 vite të tjera në kontratën e tij aktuale mirëpo ai është një prej futbollistëve kyç të skuadrës të The Reds dhe në këtë mënyrë mund të shpërblehet me një kontratë të re ku ka shumë mundësi të përfitojë një rritje të ndjeshme page.

Fabinho në dy vitet e fundit e ka ngritur veten në njërin prej mesfushorëve më të mirë në Europë, gjë kjo që ka bërë edhe Jurgen Klopp të mahnitet nga paraqitjet e tij duke bërë kështë që në Anfield të kërkohet rinovimi me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here