Liverpoolit i bëhet i ditur çmimi për Kabak!

Liverpool është vënë në ndjekje të Ozan Kabak i cili aktualisht është pjesë e skuadrës gjermane të Schalke.

Liverpool për të arritur deri tek ky transferim duhet që të investojë së paku 20 milionë euro për të mposhtur edhe konkurencën e skuadrës së Milan, raporton kështu Sport Bild.

Është sugjeruar që 20 vjeçari do të mundet të kushtojë në të ardhmen deri në 40 milionë euro, por përfaqësuesit nga Anfield kanë bërë të ditur se këtë transferim do të tentojnë ta arrijnë me një çmim më të ulët.

Ozan Kabak tek Schalke u transferua nga skuadra turke e Galatasaray dhe qysh prej atëherë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here