Manchester United konsideron Nagelsmann!

Djajtë e Kuq kanë gjithashtu edhe Mauricio Pochettinon në mendje për stolin e tyre.

Mirëpo argjentinasi nuk është emri i vetëm që po mendohet për të zëvëndësuar Ole Gunnar Solkjaerin në stolin e United.

Nëse Djajtë e Kuq vendosin të bëjnë edhe një ndryshim tjetër në skuadër atëherë me shumë mundësi do të tentohet të bindet për të marrë këtë detyrë trajneri aktual i RB Leipzig, Julian Nagelsmann.

Ole Gunnar Solskjaer në ndeshjet e fundit ka lënë shumë për të dëshiruar pasi United nuk po arrin të gjejë vazhdueshmërinë e rezultateve dhe për këtë arsye po konsiderohet seriozisht mundësia e shkarkimit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here