Manchester United ulë çmimin e Pogbas!

Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta lënë yllin e tyre që të largohet përfundimisht nga kjo skuadër kur merkatoja e janarit të rihapet.

Në këtë mënyrë Manchester United ka vendosur që çmimin e Paul Pogbas ta ulë ndjeshëm në 60 milionë euro duke e bërë tashmë më të arritshëm për shumë skuadra të mëdha që kanë shfaqur interesim për të, raporton e përditshmja spanjolle AS.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka tërhequr vëmendjen e skuadrave si Real Madrid dhe Juventus, ku Zonja e Vjetër është favoritja më e madhe për ta rikthyer atë në Torino ku edhe u bë i famshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here