REVOLUCION: Inter transferon yllin e Serie A dhe tre yjet e Chelseas!

Inter duket se nuk do të bëj shaka në merkaton e ardhshme.

Kjo pasi mediat në Itali raportojnë se Neroazzurët po bëhen gati që në këtë janar të transferojnë Arkadiusz Milik, Olivier Giroud, Emerson Palmieri dhe Marcos Alonson të Chelseas.

Afati kalimtar i ardhshëm do të jetë tepër i ngarkuar për skuadrën e Interit raporton kështu Tuttosport pasi Beppe Marotta do të kërkojë që të transferojë të paktën dy lojtarë të rinj.

Milik duket lehtë i transferueshëm pasi kërkon vetë largimin nga Napoli dhe për faktin që ka vetëm edhe 6 muaj të mbetur në kontratë detyron napolitanët ta shesin në janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here