West Ham po ndjek situatën e Jovic!

West Ham po e ndjek me shumë interes sitautën nëpër të cilën është duke kaluar sulmuesi Luka Jovic tek Real Madrid.

Sulmuesi serb po përflitet shumë se gjatë këtij janari do të huazohet tek ndonjë skuadër tjetër dhe The West Ham Way Podcast ka raportuar që skuadra e David Moyes është e interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Jovic qysh prej transferimit të bujshëm prej 60 milionë eurosh nga Eintracht Frankfurt tek Real Madrid nuk ka arritur të bindë aspak me paraqitjet e tij duke bërë kështu që trajneri Zinedine Zidane mos të llogaritë më aspak në shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here