AC Milan në bisedime për të nënshkruar me Lovato!

AC Milan ka kthyer sytë nga skuadra e Hellas Verona për një transferim të mundshëm të Matteo Lovatas, raporton kështu Calcio Mercato.

20 vjeçari ka shkëlqyer qysh prej inkuadrimit në Serie A dhe Milani e ka etiketuar atë si njërin prej objektivëve kryesorë në merkaton e ardhshëm.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë duke planifikuar një merkato të ngjeshur për Rossonerët.

Milan tashmë ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit dhe me vetë skuadrën dhe mbetet të merren vesh për çmimin që do ti vërë Verona talentit të saj.

Kuqezinjtë janë të detyruar për një ndërhyrje në mbrojtje dhe duket se Lovata është futbollisti i duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here