Diego Carlos tek gjiganti italian!

Në Spanjë janë shumë të sigurtë.

Diego Carlos prej sezonit të ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit.

Mbrojtësi i Sevillas ka shkëlqyer muajve të fundit duke ngjallur kështu një interesim të madh për të dhe skuadra andaluziane duket e pafuqishme ta mbajë atë në skuadër mirëpo kërkon të përfitojë një shumë të majme nga shitja e tij.

Siç raporton Todofichajes.com, Zonja e Vjetër tashmë e ka shënjestruar brazilianin dhe transferimi i tij do të tentohet në janar mirëpo nëse çdo gjë dështon atëherë vëmendja do të rikthehet në afatin kalimtar veror pasi transferimi i tij duket si një lloj detyrimi për Biankonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here