E bujshme: Inter transferon yllin e Barcelonës në janar

Inter nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri. Neroaxurët renditen në pozitën e gjashtë në Serie A, ndërsa në Ligën e Kampionëve në vendin e fundit.

Conte ka kërkuar nga drejtuesit përforcime dhe Calciomercato.com, raporton se Neroaxurët synojnë në janar transferimin e Junior Firpos nga Barcelona.

24-vjeçari nuk ka arritur të ambientohet në Camp Nou që nga transferimi i tij te Betisi dhe Blaugranët janë të gatshëm ta shesin atë në janar.

Inter synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe sipas të gjitha gjasave Firpo do ta vesh fanellën zi-kaltër në janar.

Neroaxurët kanë marrëdhënie të mira me Barcelonën dhe pritet që të paguajnë rreth 20 milionë euro për transferimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here