Inter do transferojë yllin e Barcelonës në janar!

Interi i Antonio Contes është gati për blerje të reja gjatë muajit janar pasi skuadra aktuale ka hasur shumë probleme e sidomos në mbrojtje.

Neroazzurët po bëhen gati për të blerë mbrojtësin e Barcelonës, Junior Firpo, raporton Calcio Mercato.

Firpo është një futbollist që nuk bën më pjesë në planet e Ronald Koeman dhe duhet të fillojë të kërkojë një skuadër të re.

Duket se ky është momenti perfekt për Interin për të rrëmbyer Junior Firpon pasi më herët për të ka qenë e interesuar edhe skuadra nga i njëjti qytet, Milani, dhe zikaltërit kërkojnë të mënjanojnë çdo surprizë të mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here