Juventus transferon yllin e Serie A!

Skuadra e Andrea Agnellit ka nevojë të madhe për një ndërhyrje në merkaton e janarit dhe duket se goditja e parë është bërë gati.

Bëhet fjalë për futbollistin e Udineses, Rodrigo De Paul i cili dita ditës po tregon veten si njëri prej futbollistëve më kualitativ në Serie A.

Gjatë kësaj vere ishte skuadra angleze e Leeds që tentoi transferimin e tij por që nuk arriti të konkretizonte një gjë të tillë.

Zonja e Vjetër do tentojë transferimin e tij këtë janar pasi gjatë verës i gjithë fokusi ishte tek Chiesa, mirëpo një transferim i tillë nuk do të jetë i lehtë pasi De Paul vlerësohet rreth 40 milionë euro nga skuadra fruliane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here