Përforcim për ta fituar Scudetton: Zbulohet goditja e parë e Interit për merkaton e janarit

Inter nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe Antonio Conte ka kërkuar përforcime në sulm.

Lautaro dhe Lukaku nuk kanë zëvendësues dhe kjo vërehet saherë kur njëri prej tyre mungon.

Prandaj Beppe Marotta synon transferimin e një sulmuesi në merkaton e janarit.

Neroaxurët kanë vendosur që ta transferojnë Milikun nga Napoli dhe për të arritur deri te polaku do tia ofrojnë Napoletanëve Vecinon ose Radja Nainggolan.

Napoli pritet ta pranojë ofertën, pasiqë Milik nuk bën pjesë në planet Gattusos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here