Barazimi me Lazion, Juventus transferon yllin e Serie A në janar

Juventus sot u ndal përsëri. Biankonerët barazuan 1-1 në transfertën me Lazion në Olimpico.

Andrea Pirlo ka kërkuar përforcime nga Agnelli dhe ka piketuar goditjen e parë për merkaton e janarit.

Pirlo ia ka kërkuar transferimin e Rodrigo De Paul që në janar, ndërsa Udinese kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë argjentinasin.

De Paul ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2024, ndërsa ai këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në tetë ndeshje të luajtura.

Interesim për De Paul ka shfaqur edhe Interi dhe  mbetet ta shohim se ku do të përfundojë argjentinasi në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here