City, Juventus dhe Barcelona pas Thuram!

Edhe Manchester City ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e talentit francez.

Manchester City, Juventus dhe Barcelona janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për talentin e Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram.

Bild raporton se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të ngarkuar për talentin pasi shumë skuadra do të jenë duke përcjellur nga afër atë kur tashmë edhe ka marrë thirrjen e parë nga kombëtarja franceze.

Thuram deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë sa i përket këtyre interesimeve nga skuadrat e mëdha mirëpo klubi gjerman ka shumë mundësi ta shes yllin e saj shkaku i krizës ekonomike që po kalojnë shumë ekipe dhe në Gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here