Shtanget Real Madrid, Camavinga në Serie A!

Real Madrid duket se është pranë marrjes së një ‘shuplake’ sa i përket merkatos nga skuadra e Juventusit.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Rennes, Eduardo Camavinga, i cili ka shumë gjasa tashmë që të transferohet në Serie A tek Zonja e Vjetër.

Të interesuara për të janë gjithashtu edhe skuadrat e Paris Saint Germain dhe gjigantët e Real Madrid që kanë muaj që janë vënë në ndjekje të tij.

Tashmë Andrea Agnelli po bën gati skuadrën e re të Juventusit dhe gjithçka pritet të fillojë me Camavingan i cili është një prej talenteve më të kërkuar në Europë viteve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here