Antonio Conte për ‘peshkim’ tek Barcelona!

Interi jo vetëm që parandaloi transferimin e Lautaro Martinez tek skuadra e Barcelonës por edhe i rrëmbeu atyre Arturo Vidalin.

Një transferim ky i dhimbshëm duke marrë parasysh faktin që vitin e kaluar kiliani kishte shumicën e ndeshjeve si titullar dhe ishte një ndihmë e madhe për këtë skuadër.

Mirëpo tashmë Conte po tenton një transferim të ri dhe bëhet fjalë për Junior Firpon ku largimi i tij nga Camp Nou duket punë e kryer mirëpo ende nuk dihet skuadra e tij e ardhshme.

Në një moshë 24 vjeçare futbollisti është blerja ideale për Interin dhe është pikërisht kjo gjëja që po kërkon Conte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here