Bye Bye City, Aguero transferohet në Serie A!

Shtypi britanik është zgjuar me një deklaratë drithëruese ku shkruan se Kun Aguero mund të transferohet në Serie A.

Sulmuesit i skadon kontrata me Manchester City në verën e ardhshme dhe futbollisti i lindur në korrik të 1988 tashmë ka një tjetër skuadër të madhe që është e interesuar për shërbimet e tij dhe bëhet fjalë për Interin.

Tashmë në moshën 32 vjeçare City nuk po bën gati ndonjë ofertë të re edhe pse sulmuesi ka akoma shumë për të dhuruar.

Ekziston edhe mundësia tjetër që ai të rikthehet në Argjentina tek skuadra ku filloi gjithçka dhe bëhet fjalë për skuadrën e Independiente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here