Juventus përforcon mbrojtjen me yllin e Bundesligas!

Skuadra e Juventusit që tani ka filluar të bëj gati goditjet e ardhshme në merkato dhe transferimi i një mbrojtësi mbetet primar për skuadrën e Pirlos.

Siç raporton e përditshmja spanjolle, Zonja e Vjetër po bëhet gati për të transferuar mbrojtësin e skuadrës gjermane të Borussia Monchengladbach, Ramy Bensebaini i cili ka një kontratë me këtë skuadër deri në vitin 2023.

Mbrojtësi vlerësohet me një çmim prej rreth 25 milionë eurosh dhe për drejtuesit e Biankonerëve kjo nuk përbën ndonjë problem edhe përkundër faktit që këtë sezon e kanë nisur me probleme të mëdha financiare mirëpo një ndërhyrje në mbrojtje është e nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here