Barcelona synon transferimin e Gaya

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe Blaugranët kanë piketuar Jose Gaya si përforcimin ideal.

Junior Firpo nuk ka arritur të bind aspak dhe pritet të largohet nga Camp Nou, ndërsa Alba për shkak të moshës ka filluar të ketë probleme të shpeshta me lëndimet.

Barcelona synon transferimin e Gayas verën e ardhshme dhe për transferimin e tij do të duhet të paguajnë 35 milionë euro.

Një tjetër opsion për krahun e majtë është edhe David Alaba të cilin mund ta transferojnë me parametra zero, mirëpo konkurenca për austriakun është e madhe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here