Bombë nga Gjermania: Thuram transferohet në Serie A, por jo te Juventusi!

Marcus Thuram është njëri nga lojtarët më të përfolur kohët e fundit, pas formës së mirë që po kalon te Borussia Monchengladbach.

23-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka realizuar gjashtë asistime në 11 ndeshje të luajtura me Gladbach këtë sezon dhe ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e Francës.

Thuram ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian si Barcelona, Manchester City dhe Juventusi, mirëpo Bild raporton se garës i është bashkuar edhe Milani.

Pioli e pëlqen shumë francezin, pasiqë ai mund të luaj si në qendër të sulmit dhe nga krahët, prandaj ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij.

Bild shkruan se Rosonerët janë favoritë, pasiqë Thuram është tifoz i madh i Milanit dhe preferon kalimin në San Siro.

Thuram ka kontratë me Gladbach deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro, shifër aspak problematike për Rosonerët, pasiqë pritet të arkëtojnë para nga shitja e Castillejos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here