Manchester United ringjall interesimin për Grealish

Ylli i Aston Villës përsëri në shënjestrën e Djajve të Kuq.

Manchester United ka ringjallur interesimin për yllin e Aston Villës, Jack Grealish, raporton Manchester Evening News.

Djajtë e Kuq transferuan Donny van de Beek në verë, ndërsa Grealish rinovoi me Aston Villën, mirëpo Solskjaer ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e anglezit.

Grealish e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte duke realizuar pesë gola në tetë ndeshje të luajtura.

Ai ka kontratë me Aston Villën deri në vitin 2025, ndërsa United do të duhet të ofrojë më së paku 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here