Marrëveshja është arritur: N’Golo Kante transferohet në Serie A

Mesfushori francez nga sezoni i ardhshëm në Serie A!

N’Golo Kante është një objektiv i Interit që nga emërimi i Antonio Contes si trajner.

TodoFichajes, raporton se Inter dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Kante verën e adhshme.

Detajet e marrëveshjes janë ende të panjohura, por Kante do ti bashkohet Neraoxurëve verën e ardhshme dhe jo në janar.

Kante nuk bën pjesë në planet e Lampard dhe Blutë e Londrës do ta lënë të lirë 29-vjeçarin.

Kontrata e Kante me Chelsean skadon në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është 70 milionë euro.

Inter besohet se do të paguaj një shifër më të ulët prej 50-60 milionë eurove për shërbimet e tij.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here