PSG futet në garë për Pogban

Paul Pogba sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Francezi ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2022 dhe United do ta shesë atë verën e ardhshme.

Pogba është i lidhur me një transferim te Reali ose Juventusi, mirëpo garës i është bashkuar edhe PSG.

Todofichajes, raporton se Parisienët e shohin Pogban si një lider të ri të skuadrës, pasiqë Mbappe do të largohet nga Parku i Princave.

Mbetet ta shohim se ku do të transferohet Pogba verën e ardhshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here