Shkëmbimi i janarit: Eriksen në Madrid, ylli i Realit te Interi!

Inter dhe Real Madrid kanë gati shkëmbmin spektakolarë.

Siç raporton Sportmediaset, Inter dhe Real Madrid kanë nisur bisedimet për një shkëmbim mes Christian Eriksen dhe Iscos.

Eriksen nuk bën pjesë në planet e Contes dhe në janar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza.

Neroaxurët dëshirojnë të përfitojnë nga largimi i tij dhe ia kanë ofruar Realit kartonin e danezit në këmbim të Iscos.

Isco gjithashtu pritet të largohet nga Reali dhe Los Blancos pritet ta pranojnë ofertën e Interit, pasiqë Zidane e pëlqen shumë Eriksenin.

Eriksen ishte i lidhur me një transferim te Reali para se t’i bashkohej Interit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here