Valverde i rikthehet futbollit, basku merr drejtimin e gjigantit spanjoll

Ernesto Valverde në janar u shkarkua nga Barcelona dhe që atëherë nuk ka stërvitur asnjë skuadër.

Mirëpo strategu bask duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë jashtë futbollit, pasiqë ka marrë ofertë nga ish-klubi i tij Athletic Bilbao.

Valverde ishte mjaftë i suksesshëm te Bilbao duke e fituar Superkupën e Spanjës dhe  duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Bilbao renditet në pozitën e 14-të në La Liga dhe baskët janë pranë zonës së rënies, prandaj drejtuesit synojnë rikthimin e Valverdes në stol.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here