Arsenal në bisedime për të nënshkruar me Szoboszlai!

Topçinjtë po mundohen që të sigurojnë shërbimet e yllit të Salzburgut.

Arsenal ka filluar bisedimet me mesfushorin e Red Bull Salzburg, Dominik Szoboszlai, raporton kështu Gazzetta dello Sport.

Topçinjtë kanë hapur negociatat me 20 vjeçarin për transferimin e tij në Emirates Stadium ku po synohet që të bëhet gati një ofertë me vlerë afro 25 milionë euro për të realizuar këtë transferim.

Milan dhe Napoli kanë qenë dy skuadra shumë të interesuar për të siguruar shërbimet e këtij futbollisti por mesa duket gjithçka do të jetë e kotë tashmë pasi Arsenal është në pole position për të blerë shërbimet e mesfushorit hungarez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here