Bayern nuk dëshiron shitjen e Alabas!

Bayern Munich nuk ka aspak dëshirë që të nxjerrë në shitje gjatë merkatos së janarit mbrojtësin e saj, David Alaba, siç raporton Sport Bild.

Gjigantët gjermanë janë duke hasur në vështirësi të mëdha për të nënshkruar një kontratë të re me mbrojtësin austriak përderisa kontrata e tij aktuale me bavarezët skadon në fund të këtij sezoni duke rritur mundësinë e largimit të tij me parametra 0 verën e ardhshme.

Alaba është përfolur shumë për një transferim të mundshëm në Premier League gjatë këtij janari mirëpo skuadra bavareze nuk e ka ndërmend që të heq dorë shumë lehtë nga shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here