Bombë: Neymar në Serie A!

Neymar dhe Paris Saint Germain sa po mendohej se do të arrinin një marrëveshje të re për rinovim të kontratës pikërisht në këtë moment ka hyrë në garë Juventus.

Zonja e Vjetër ka ardhur me super idenë e shkëmbimit të dy yjeve të futbollit botëror ku sipas këtij plani Cristiano Ronaldo do të transferohet në Paris.

TuttoMercatoWeb raporton se kjo ide ka shumë gjasa të arrihet duke marrë parasysh faktin që të dy futbollistët janë në fund të kontratave të tyre dhe rinovimi duket vështirë të ndodhë.

Ronaldo ka një kontratë deri më 2022 me Juventusin dhe skuadra nga Torino po kërkon shitjen e tij para përfundimit të kontratës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here