Derbi në merkato: Milan dhe Inter në garë për yllin e Ajax

Derby della Madoninna në merkato!

Sipas raportimeve të fundit, Milan dhe Inter do të duelojnë në merkato për mbrojtësin e Ajax, Perr Schuurs.

Calciomercato.com, raporton se dy klubet e Milanos janë duke e ndjekur Perr Schuurs, i cili e ka marrë epitetin në Holandë si de Ligt i ri.

Ai ka teknikë të mirë, është i fuqishëm fizikisht dhe pozicionohet shumë mirë në fushë.

Si Rosonerët ashtu edhe Neroaxurët janë në kërkim që një qendërmbrojtësi cilësor. Ajaxi kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë.

Schuursit i skadon kontrata në vitin 2022  dhe sipas të gjitha gjasave Ajaxi do ta lërë të lirë atë për një shifër më të ulët.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here