Elliott hap thesin: Milan transferon tre yje në merkaton e janarit

Milan e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri. Rosonerët gjenden në pozitën e parë në Serie A me 17 pikë të grumbulluara pas shtatë ndeshjeve të luajtura.

Objektivi kryesorë i Milanit për këtë sezon ishte kualifikimi në Champions, por me formën që ka treguar skuadra e Piolit dhe kriza e Inter dhe Juventus, ka bërë që Rosonerët të besojnë te titulli.

Prandaj Elliott nuk e ka ndërmend të kursehet dhe për merkaton e janarit ka gati 70 milionë euro për tre super përforcime.

Maldini ka piketuar tre përforcime për merkaton e janarit një mbrojtës, një mesfushorë dhe një sulmues.

Për vijën e mbrojtjes objektivi kryesorë është Ozan Kabak, për të cilin Rosonerët do të shpenzojnë 20 milionë euro.

Për vijën e mesfushës objektivi kryesorë është Dominik Szoboszlai. Për shërbimet e tij Elliott ka ndarë 20 milionë euro.

Ndërsa sa i përket sulmit, Milan do të tentojë transferimin e Marcus Thuram dhe Rosonerët kanë ndarë 30 milionë euro për të.

Në rast se Milani arrin të transferojë këta tre lojtarë, atëherë nuk ka dyshim se Rosonerët do të jenë favoritë për ta fituar Scudetton.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here