Goditje surprizë: Svanberg në janar te gjiganti italian

Mattias Svanberg pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!

Siç raporton portali i njohur spanjoll Todofichajes, Piero Ausilio është në bisedime për transferimin e Svanberg te Interi.

21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve italian me paraqitjet e tij dhe Neroaxurët dëshirojë ta bëjnë atë për vete para Milanit dhe Juventusit.

Që nga transferimi i tij nga Malmo, Svanberg ka qenë shtylla kryesore e mesfushës së Bolognas.

Suedezi ka kontratë me Bolognan deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është 5 milionë euro dhe Ausilio nuk dëshiron ta humbasë këtë mundësi.

Svanberg ka luajtuar 6 ndeshje këtë sezon, ka realizuar një gol dhe ka bërë një asistim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here