Humbja me Valencian, Reali merr vendimin për Zidane

Humbja kundër Valencia-s ka rënduar krizën e Real Madrid dhe ka vështirësuar pozicionin e Zinedine Zidane.

Drejtuesit e Los Blancos, gjithsesi, nuk duket se po mendon të bëjë një ndryshim në stol. Të paktën për momentin.

Siç ka shpjeguar Cadena Ser, në shtëpinë e Real-it janë dakord se Zidane nuk është një problem.

Klubi po çon përpara një projekt rinimi të ekipit dhe nuk mendojnë se do të ishtë i dobishëm në këtë moment një shkarkim i trajnerit francez.

Emrat e përmendur në ditët e kaluara si pasardhës të mundshëm të Zizou kanë qenë ato të Raul dhe Pochettino. Por duket se legjenda e klubi madrilen dhe ish-trajneri i Spurs do të duhet të presin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here