Inter e interesuar për Firpon!

Mbrojtësi aktual i Barcelonës, Junior Firpo është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për skuadrën e Interit, raporton Calcio Mercato.

Neroazzurët negociuan këtë verë me katalanasit për transferimin e 24 vjeçarit mirëpo gjithçka dështoi për arsyen se skuadra blaugrana kërkonte plot 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Inter shpreson që afatin e ardhshëm do të arrijë të ulë çmimin e tij dhe të përfundojë transferimin e tij edhe pse klubi gjindet në një krizë ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Junior Firpo është një futbollisti që nuk bën aspak pjesë në planet e Barcelonës për të ardhmen mirëpo katalanasit nuk do ta lëshojnë atë për një çmim të ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here