Juventus do të transferojë yllin e Real Madrid dhe nuk bëhet fjalë për Ramos!

Juventus duket se ja ka mësyrë skuadrës së Real Madrid në dy merkatot e ardhshme ku pritet të transferojë të paktën dy futbollistë nga kjo skuadër.

I pari siç dihet mund të jetë Sergio Ramos i cili ka hasur në vështirësi për të firmosur një kontratë të re me Los Blancos.

Ndërkohë që tani në garë kanë hyrë edhe për mbrojtësin e majtë, Marcelon, i cili do të largohet nga Real Madrid ndoshta edhe në këtë janar.

Mirëpo Zonja e Vjetër në këtë garë nuk do të jetë e vetme pasi për brazilianin interesim kanë shfaqur edhe skuadra të mëdha europiane si Manchester City dhe Paris Saint Germain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here