Manchester United synon transferimin e Maxi Gomez

Manchester United është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Djajtë e Kuq e kanë piketuar Maxi Gomezin si përforcimin ideal.

Gomez ka qenë i lidhur me Unitedin që nga koha e tij te Celta. Valencia është në krizë financiare dhe Djajtë e Kuq dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

United synon transferimin e Gomezit në merkaton e janarit. Maxi ka klauzolë prej 140 milionë eurove, por Valencia është e gatshme ta shesë atë për 40 milionë euro.

Uruguaiani ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar tre gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here