Milan ka gati ofertën për Thauvin!

Milan ka bërë gati ofertën për anësorin e Marseille, Florian Thauvin prej rreth 5 milionë eurove në sezon për të ardhur në San Siro, raporton kështu Calcio Mercato.

Nga ana tjetër skuadra franceze do të lërë 27 vjeçarin të largohet para se kontrata e tij të skadojë por jo për një shifër më të ulët se 20 milionë euro nëse një ofertë vjen gjatë janarit.

Milan është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e Thauvin kur të rihapet merkatoja e janarit edhe pse në këtë garë nuk është e vetme pasi për shërbimet e tij është e interesuar edhe skuadra e Leicester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here