Alisson tregon dëshirën e tij për të ardhmen!

Portieri i Liverpool, Alisson ka bërë të ditur dëshirën e tij të zemrës që një ditë të kthehet për të luajtur  në Brazil, me shumë mundësi kur të jetë pranë përfundimit të karrierës së tij.

Ai për Globo Esporte deklaroi:’ Kam dëshirë që një ditë të kthehem të luaj në Brazil mirëpo se kur do të ndodhë kjo vetëm zoti e di’.

‘E di që Zoti ka planifikuar diçka për mua dhe unë padyshim se do ta ndjekë atë por zemra më thotë që një ditë të rikthehem në Brazil dhe pikërisht tek ish skuadra ime e Inter ku fillova gjithçka.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here